Berisha: Protestat nuk do të ndalen, të ulen taksat për naftën

26 Mars 2026 | 15:10

Pa dhënë një datë të caktuar, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se protestat e opozitës nuk do të ndalen, pasi janë e vetmja rrugë për vendin që të shkojë drejt një qeverie teknike dhe zgjedhjeve të parakohshme.

“Protestat janë e vetmja rrugë për vendin. Protesta e ardhshme do të jetë shumë shpejt dhe shumë e fuqishme”, tha ai.

Gjithashtu, gjatë kësaj dalje, Berisha komentoi edhe çështjen e çmimit të naftës, duke theksuar se nuk ka nevojë për borde kontrolli, por për ulje të barrës së taksave në këtë sektor.

“Nuk ka nevojë për bord, përgjysmo taksat, vendos nivelin e taksave që ka Kosova dhe Maqedonia dhe pastaj le të guxojë kush të shesë një qindarkë më shtrenjtë naftën në pompat e Shqipërisë që të marrë atë që meriton”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026