Berisha: Rama u damkos në Strasburg, nëse do shkojë në Këshillin e Europës, shqiptarët do e presin me protesta
Këtë të hënë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi Grupin Parlamentar, ku tha se gjatë vizitës së tij një javë më parë në Strasburg demaskoi dhe damkosi figurën e Edi Ramën dhe se, nëse ky i fundit do të shkojë në Këshillin e Europës, shqiptarët atje do ta presin me protesta.
Sakaq, Berisha u ndal edhe te protesta që pritet të mbahet më 10 shkurt, duke theksuar se Rama e meriton këtë protestë të fuqishme dhe se ditën e sotme do të “ngujohet” në Bulevard.
“Java e kaluar ishte një javë në të cilën Edi Rama u damkos në tempullin e demokracisë evropiane, në Këshillin e Europës. Para asaj audience, ku përfaqësohen të gjithë parlamentet e Europës, mund t’u pohoj me garanci të plotë se bajlozi i zi, personazhi më i zi në këtë sesion ishte Edi Rama si asnjë tjetër.
Atje ai ka emrin më të keq se çdo njeri tjetër pasi është e regjistruar se pas fjalës së tij të stilit alla-Gedafi, shkoi t’u japë leksion ky, pas fjalës së tij të stilit alla-Gedaf, kryetarët të grupeve parlamentare të të gjithë spektrit u detyruan t’i anulojnë takimin dhe drekën zyrtare. Nuk ka ndodhur kurrë se gjithmonë ka një protokoll, dëshmi e një serioziteti të hekurt.
Dhe, ky i ka detyruar t’ia anulojnë, ta rrëzojnë protokollin e tyre. Unë e di se ky po bën përpjekje të mëdha për të shkuar përsëri, se ky kështu e ka, por do të më falin shqiptarët, por aty nuk ka vend për narkodiktatorë. Nuk ka vend për kryeministra hajdutë si ky.
Nuk ka vend për ata të cilët sillen si me qenë i biri i Enver Hoxhës aty dhe shanset i ka minimale, për të thënë të pakëta, sidoqoftë se në rast se ky synon të shkojë në atë seli, shqiptarët e Francës dhe Gjermanisë do i ketë para saj. Po, do organizohet një nga protestat më të fuqishme sepse e meriton.
Tani, keni parë ju, deputetë me mandate krimi, delinkuentë, kalojnë si hiena nga një sallë në tjetër duke thënë se ja si e nxin ky Shqipërinë, pse unë them të vërtetat dhe mbroj dinjitetin e shqiptarëve që nuk kanë lidhje me këta hajdutë”,u shpreh Berisha.
Bardhi nga Parlamenti Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij, opozitës iu refuzuan pesë kërkesa
Rama konfirmon deklaratën e Rutte-s: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë
Rutte nga Turqia: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
- 21:31 Vuçiç: Mungesa e konsensusit në BE për hapjen e kapitujve të rinj me Serbinë ishte e pritshme
- 21:30 Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:19 Fermeri nga Postriba realizon vargun 110 metra me qepë mbi Urën e Mesit
- 21:07 Media izraelite: SHBA mund t’i japë dritën jeshile Izraelit për sulme ndaj Iranit
- 20:45 Bloomberg: Turqia do të marrë gjashtë avionë F-35 “menjëherë” nëse Trump heq sanksionet
- 20:36 Franca është “në flakë”, vala e të nxehtit intensifikohet, zjarret kanë djegur 78,000 hektarë