Berisha: Rinia shqiptare, shpresa e vetme për të përmbysur regjimin e Ramës

8 Dhjetor 2025 | 12:30

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga Qytet Studenti ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama ndërsa e ka cilësuar si armikun e rinisë shqiptare. Berisha u shpreh se gjatë qeverisjes së Ramës janë larguar mbi 700 mijë të rinj shqiptarë.

Sipas tij rinia është shpresa e vetme që mund të rrëzojë qeverinë të cilën e akuzon se është e lidhur me mafian. Berisha theksoi se Gjenerata Z e të rinjve shqiptare është trashëgimtare e idealeve të rinisë studentore të dhjetorit 1990 dhe se ajo do të përmbushë misionin e saj.

“Sot, në Ditën e Rinisë, më 8 dhjetor, Edi Rama vjen si armiku më i egër i të rinjve shqiptarë në tërë historinë tonë. Në 10 vite të sundimit të tij plaçkitës dhe narkoregjim, me politikat e tij përzuri nga Shqipëria mbi 700 mijë të rinj dhe të reja, apo rreth 70 përqind të të rinjve shqiptarë.

Edi Rama, me ndihmën e Xhorxh Sorosit, mafies ndërkombëtare të ekstremit të majtë, bëri gjithçka për një Shqipëri pa opozitë, pra për të varrosur përfundimisht pluralizmin politik dhe idealet e dhjetorit 1990.

Por dështoi sepse ato ideale janë të pavdekshme, ato frymëzojnë sot çdo opozitar shqiptar, çdo të ri shqiptar të qëndrojë me guxim në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit të tyre. Ata sot janë më të vendosur se kurrë të shporrin nga pushteti narkomafien dhe kleptokracinë me në krye Ramaduron që sot po i rrëshqet toka nën këmbë.

Sot përsëri në këtë udhëkryq në të cili ndodhet Shqipëria, shpresat e vetme për të përmbysur regjimin e Ramaduros është rinia shqiptare, është Gjenerata Z e saj, është ajo gjeneratë që këto dy vite ka bërë historinë e lirisë në botë, në Bangladesh, në Nepal dhe vende të tjera duke përmbysur diktaturat autoritare.

Unë kam besimin më të madh se Gjenerata Z e të rinjve shqiptare, trashëgimtare e idealeve të rinisë studentore të dhjetorit 1990, do përmbushë misionin e saj. Ndaj dhe duke u uruar gëzuar këtë ditë, u bëj thirrje të rinjve shqiptarë të frymëzuar nga dita e lirisë, në lartësinë e idealeve të tyre dhe të përmbysim sa më parë këtë regjim të shëmtuar narkodiktatorial që po shkreton dhe po shkatërron Shqipërinë”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026