Berisha tregon çështjen për të cilën ndërkombëtarët po hetojnë Ramën | 5 zhvillime

23 Shtator 2022 | 14:32
  • Berisha tregon çështjen për të cilën Rama po hetohet nga FBI

“Kryeministri Rama është nën hetim ndërkombëtar, pas hetimit që është hapur në SHBA ndaj ish-drejtorit të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal”.

Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të premte në një deklaratë për mediat nga selia blu.

Berisha tha se Rama është nën hetim për shkak se në emailin zyrtar të McGonigal, është gjetur një email privat i tij, ku i kërkonte që t’i gjente një kompani për një problem antikorrupsioni.

Lexoni për më shumë: Berisha tregon çështjen për të cilën Rama po hetohet nga FBI

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha
  • Berisha: Në sulmin kibernetik morën pjesë hakera iranianë, shqiptarë, rusë dhe serbë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se mes tij dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka rivalitet për drejtimin e opozitës.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se me Partinë e Lirisë do të koordinohet për aksionin opozitar.

Lexoni për më shumë: Rivalitet me Metën për drejtimin e opozitës? Përgjigjet Berisha

  • Kraja për hetimet ndaj Metës: Po mbledhim prova

reu i SPAK, Arben Kraja deklaroi se çështja për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta është nën hetim.

“Po vazhdojnë hetimet duke mbledhur prova”, është shprehur Kraja për gazetarët këtë të premte.

Lexoni për më shumë: Kraja për hetimet ndaj Metës: Po mbledhim prova

  • Zhdukja e Ervis Martinajt, Rrumbullaku: Do flasim me fakte dhe prova

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka deklaruar këtë të premte se për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj policia është duke punuar dhe se do të flasë me fakte e prova.

“Strukturat kundër kriminalitetit janë të angazhuara maksimalisht. Do të flasim me fakte dhe prova”, u shpreh kreu i Policisë së Shtetit.

Lexoni për më shumë: Zhdukja e Ervis Martinajt, Rrumbullaku: Do flasim me fakte dhe prova

  • Drejtori i kolegjit turk: Morëm vërejtje për tabelat në 4 klasa, i rregulluam

Mustafa Ertenik, drejtori i kolegjit turk ‘Mehmet Akif’, i cili një ditë më parë u mbyll nga qeveria, tha një deklaratë për mediat se vendimin e kanë mësuar nga mediat dhe rrjetet sociale, dhe zyrtarisht ende nuk u ka ardhur asnjë lloj dokument apo njoftim.

Ai u shpreh se kolegji turk ka zbatuar çdo udhëzim të Ministrisë së Arsimit, ndërsa sqaroi edhe vërejtjet që kishin mbërritur në kolegj nga ministria pas zhvendosjes në ambientet e reja.

Lexoni për më shumë: Drejtori i kolegjit turk: Morëm vërejtje për tabelat në 4 klasa, i rregulluam

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri

Eksperti Fatjon Softa i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën e qytetarëve të...
22:09 | 28/06/2026

LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin e tyre në rrugët e Tiranës. Në ditën e 29-të qytetarët vijojnë protestën teksa pritet...
21:44 | 28/06/2026

Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën

Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare këtë të diele i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën qytetare...
21:36 | 28/06/2026