“Berisha u braktis nga mbështetësit”/Xhunga: Bënë thirrje për t’u mbledhur, por…
Gazetari Albi Xhunga tha në një intervistë për Euronews Albana se me akuzën ndaj Berishës nuk mbaron, por thjesht fillon goditja ndaj koalicionit “Bashkë fitojmë” dhe Foltores.
Sipas tij, dje u vu re një braktisje totale e mbështetësve të Berishës, të cilët me gjithë thirrjet e Foltores për t’u mbledhur te selia e PD, ata që erdhën ishin vetëm disa dhjetëra.
“Të gjithë ata që kanë probleme me drejtësinë ndodhen sot te Foltorja. Një gjë tjetër që u vu re është braktisja totale e Berishës nga mbështetësit. Nëse deri sot kemi të bëjmë me një braktisje progresive, që nga dështimi i protestave deri te humbja e zgjedhjeve, mbrëmë Foltorja i bëri thirrje militantëve të mblidhen, personat që u mblodhën nuk ishin as me dhjetëra, po shikoj një braktisje totale”, tha ai.
Mbrëmjen e të shtunës është arrestuar në aeroportin e Rinasit Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha. Arrestimi është bërë me urdhër të SPAK, pas kallzimit të bërë në vitin 2020 nga Ministri I brendshëm Taulant Balla lidhur me privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”.
Në pranga ka rënë edhe Fatmir Bektashi, ortak me Malltezin dhe ndërtues i kullave ne ish-kompleksin Partizani. Ndërkohë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur masë detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit edhe, për ish-kryeministrin Sali Berisha me akuzën e korrupsionit pasiv kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i K.Penal”.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë