Beteja me padi në KQZ, Berisha-Alibeaj ankimojnë në KAS dhe Kolegjin Zgjedhor

21 Mars 2023 | 15:27

Pas Gjykatës dhe Parlamentit, përplasja mes dy grupeve në Partinë Demokratike po vijon në KQZ dhe Kolegjin Zgjedhor.

Aktualisht janë tre padi që dy grupimet kanë bërë ndaj njëra tjetrës në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ dhe në Kolegjin Zgjedhor.

Avokatët e palës së Sali Berishës kanë paditur në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS-it që vendosi për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit me kryetar në detyrë Enkelejd Alibeajn. Vendimi që pasoi, pra regjistrimi i Partisë Demokratike me kryetar Alibeajn nga Komisioneri Celibashi,  është ankimuar gjithashtu nga Berisha.

Ndërkohë përfaqësuesit e Alibeajt në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë kundërpërgjigjur duke ankimuar në KAS regjistrimin e koalicionit Berisha-Meta, “Bashkë Fitomë”, me pretendimin se përfshirja e Partisë Demokratike në dokumentet e këtij koalicioni është bërë në mënyrë të paligjshme.

Sipas Procedurës, brenda 10 ditësh Kolegji pritet të shprehet për këtë padi, ndërkohë që gjatë kësaj jave pritet të vendoset se kur do mblidhet KAS-i.

Gjithsesi kjo përplasje juridike në KQZ nuk pengon regjistrimin e kandidatëve të të dyja palëve nëse kërkesave çohen brenda afateve që parashikohen në Kodin Zgjedhor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026