Bie prodhimi i mjaltit në Korçë, shkak temperaturat e larta dhe mungesa e kullotave
Erald Hajdini është një nga bletarët e njohur në një prej fermave me të mëdha të bletëve në Korçë.
Ai tha se ndryshe nga viti i kaluar prodhimi i këtij viti ka një rënie të madhe.
“Këtë vit kemi një rënie të dukshme të mjaltit për shkak të temperaturave dhe lagështires, kjo është se pse bleta për prodhimin e mjaltit shfrytëzon nektarin dy tre javë për të plotësuar prodhimin që na duhet neve. Kushtet atmosferike kanë ndikuar për uljen e prodhimit të mjaltit.” –thotë bletari.
Edhe për kryetarin e shoqatës së bletrritësve të juglindjes Kledian Kosturi ky vit do të ketë më pak prodhim të mjaltit, por ai siguron se çmimi nuk do të ndryshojë.
” Rënia këtë vit është deri në 30% për shkak të ndryshimeve klimaterike, ka patur temperaturë të lartë, ka patur djegie të kuotave, kanë qene ne rënie. Zonat malore kanë prodhimin me të lartë, zonat më të ulëta e kanë më të ulët. Nuk ka rritje të cmimjt, nuk luajmë me klientele, do mbajme të njëjtin çmim. Luajtja me klientelen nuk varet nga prodhimi i produktit.” –thotë
Në juglindje të vendit ka më shumë se 55 mije familje bletësh, pjesa më e madhe e të cilave ndodhen në Korçë e Devoll.
LEXONI GJITHASHTU:
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë