Bilall Kasami: BDI po shkon në greminë, funksionarët e saj kanë 20 vite që vjedhin
Kreu i lëvizjes “Besa” në Maqedoni, Bilall Kasami ishte këtë të martë në një intervistë për Euronews Albania ku tha se Ramiz Merko nuk është i vetmi në radhët e BDI-së që do shpallet non grata.
Ai tha gjithashtu se Ali Ahmeti duhet të tërhiqet e të kalojë në opozitë, ose ndryshe ai dhe funksionarët e tjerë të korruptuar do e çojnë në greminë partinë.
“Me atë që do pasojë edhe në emrat që do vijnë, votuesi shqiptar do e ketë të qartë atë që e kanë hamendësuar deri më tani që BDI është një parti e korruptuar, është një parti anti-shqiptare që BDI është një parti e cila për 20 vite e degradoi çështjen shqiptare të Maqedonisë së veriut në emër të çështjes kombëtare, ata u pasuruan u bën milionerë.
Funksionarët më të lartë po tregojnë milionat e tyre, BDI është në një situatë që o do pranoj të shkojë në opozitë, ose në zgjedhjet e radhës do humbasë.
Nëse Ali Ahmeti dhe BDI do pranojnë të kalojnë në opozitë do marrin përgjegjësi mbi vete dhe kështu të thonë se kjo ishte dështim i funksionarëve të BDI-së dhe jo i subjektit. Pra nëse BDI vazhdojnë të mbrojë funksionarët e saj me çdo kusht, kjo do e çojë në greminë partinë”,-tha Bilall Kasami.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 12:31 Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq