Bizneset protestojnë në Kosovë, bllokojnë me kamionë hyrjet e Prishtinës
Bizneset në Kosovë protestuan këtë të enjte në Prishtinë, duke bllokuar me automjete të rënda dhe kamionë disa nga hyrjet kryesore të kryeqytetit. Aksioni simbolik, i organizuar nga shoqatat e biznesit dhe Oda Ekonomike e Kosovës, u zhvillua në shenjë pakënaqësie ndaj procesit të detyrueshëm të kalimit në tregun e lirë të energjisë elektrike.
Protesta nisi në orën 10:00 dhe pritet të zgjasë deri në orën 12:00, duke shkaktuar bllokim të qarkullimit në disa prej akseve më të rëndësishme hyrëse për në Prishtinë. Pikat ku u zhvillua protesta ishin:
- Veternik – hyrja nga jugu e qytetit
- Rrethi te Kazerma – drejtimi Fushë Kosovë – Prishtinë
- Rrethi i Arbërisë – drejtimi Mitrovicë – Prishtinë
- Sharbanët (Vranjevci) – drejtimi Podujevë – Prishtinë
Përfaqësuesit e bizneseve shprehen se kalimi në tregun e lirë të energjisë është bërë pa konsultim dhe në një afat shumë të shkurtër, duke i ekspozuar ata ndaj kostove të paparashikuara dhe çmimeve të larta të energjisë elektrike, çka mund të dëmtojë aktivitetin ekonomik dhe të rrisë çmimet për konsumatorët.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, deklaroi se protesta e sotme është vetëm hapi i parë i një serie veprimesh në mbrojtje të interesave të sektorit privat dhe qytetarëve.
“Jemi munduar t’i japim rrugë dialogut, por nuk kemi hasur në vullnet institucional. Sot është vetëm fillimi. Nëse nuk ka reflektim, protestat do të përshkallëzohen. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve, sepse me këtë protestë nuk po mbrojmë vetëm biznesin, por edhe standardin e tyre jetësor,” tha Rafuna për mediat.
Shoqatat e biznesit kanë kërkuar që procesi i daljes në tregun e lirë të pezullohet përkohësisht dhe të shtyhet deri në një afat të arsyeshëm, duke u ofruar kohë kompanive për t’u përshtatur me kushtet e reja të furnizimit me energji.
Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit
Konflikt me sende të forta mes dy personash në Shëngjin, një i lënduar. Policia jep detajet
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
- 07:57 Shteti me shumicë myslimane që nuk lejon shamitë e kokës dhe mjekrat e gjata
- 07:50 Ushtria iraniane: Lëshuam dronë ndaj objektivave amerikane në Bahrein dhe Jordani
- 07:41 Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?
- 07:30 Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit
- 07:25 Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
- 07:20 Trump vendos tarifa të reja për më shumë se 80 vende, reagime nga aleatët dhe partnerët tregtarë të SHBA