Biznesi që nisi nga pasioni, artizania e gjergjefit: Punimet kërkohen nga të huajit
4 vite më parë si mënyrë për të përballuar një fatkeqësi familjare, teksa humbi babanë nga Covid-19, Brixhilda Çirraga nisi të qëndisë në gjergjef. E teksa kohët kalonin, ajo jo vetëm gjeti mbështetje në këtë pasion, i cili ishte edhe trashëgimi familjare, por edhe e ktheu në një biznes të vogël.
“Punimet e mia kanë gati 4 vite që tashmë i punoj dhe është kthyer në pasionin tim më të madh deri tani. Kam filluar në pandemi, humbja e tim eti ishte diçka shumë e rëndë dhe aty gjeta zonën e konfortit avash avash. Dhe pas asaj kohe e ktheva në një biznes si një punë të dytë që bëj”-tha Brixhilda Çirraga.
Çirraga thekson se këtë pasion e mësoi nga gjyshja, ndërsa punimet kërkohen nga vendasit dhe të huajt.
“Gjyshja ime që më përpara e shifja shpesh kur bënte shtiza, kur qëndiste gjërat e veta, aty pastaj u afrova dhe avash avash e mësova. Kërkohen më tepër nga turistë apo edhe vendas? Ka pasur nga të dyja kategoritë, ka pasur edhe tek panairet që kemi qenë edhe vendasit duke i pare, duke i prekur me dorë normalisht bëjnë edhe vlerësimet e punës. ”
Muzeu Etnografik i Elbasanit ka ndërmarrë një nismë për të promovuar artizanët e Elbasanit. Kjo nismë vjen si domosdoshmëri për t’i dhënë më shumë hapësirë dhe rëndësi traditës së bukur që ende trashëgohet ndër breza.
“E menduam si një nismë për t’i dhënë më shumë hapësirë ose për ti dhënë një muaj të dedikuar pikërisht artizanëve. Mendojmë që kishte ardhur koha që të bëhej për të gjithë, sepse nisma ka pasur, por nuk kanë qenë të përfshirë të gjithë artizanët”-u shpreh Silvana Belegu, Përgjegjëse e Muzeut Etnografik Elbasan.
Rreth 20 artizanë të rinj do të ekspozojnë punimet e tyre në ambientet e muzeut etnografik gjatë muajit prill ndërsa të gjithë qytetarët janë të ftuar të njihen me vlerat e trashëgimisë kulturore si një nga thesaret më të bukura të Shqipërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë
- 13:16 U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë