Blendi Klosi zbulon takimin në Hagë, Hashim Thaçi më tha: Kur morëm armët…

3 Prill 2023 | 21:32

Sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi zbuloi bisedat me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin që e kishte takuar në Hagë, aty ku ndodhet në paraburgim për krime lufte.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Klosi theksoi se Thaçi i tha që kur morën armët për të çliruar Kosovën, nuk menduan as për postet që do të merrnin dhe as për akuzat për që do të rëndonin mbi ta, por vetëm për lirinë e Kosovës.

“Pata nderin që të isha në Hagë para pak ditësh dhe të takoja Thaçin, pata një ndjesi direkte të tij për disa orë për atë çfarë priste nga aktakuza. Në të gjithë këtë histori nuk kërkohet që të goditet Thaçi dhe miqtë e tij, por kërkohet të goditet  ajo se kush e çliroi Kosovën, pra që lufta e UÇK-së të përbaltet. Besoj se historia do të flasë qartë për heroizmin e tyre për çlirimin e Kosovës. Thaçi i qetë dhe shumë krenar për atë që ka bërë më tha që kur morën armët për të çliruar Kosovën, nuk menduan as që do bëheshin kryeministra , as presidentë dhe as s’do kishin  këtë proces gjyqësor, por i morën armët për të çliruar Kosovën dhe ata ia arritën qëllimit”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026