Blinken uron 110-vjetorin e Pavarësisë: Mbetemi të përkushtuar t’ju mbështesim

28 Nëntor 2022 | 08:50

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka uruar Shqipërinë me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë.

Në mesazhin e tij të publikuar në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit,  Blinken shprehet se “mbetemi të përkushtuar për t’ju mbështetur në rrugën tuaj transatlantike”.

“Ne e përgëzojmë Shqipërinë për arritjen e fillimit të negociatave të anëtarësimit në BE në korrik dhe mbetemi të përkushtuar për t’ju mbështetur në rrugën tuaj transatlantike. Së bashku, ne po punojmë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, për të siguruar energji duke avancuar axhendën tonë të përbashkët të klimës për Evropën dhe për të forcuar mbrojtjen kibernetike. Ndërsa nisim shekullin e ardhshëm të marrëdhënieve tona, ne jemi krenarë që qëndrojmë krah për krah me popullin shqiptar”, shkruhet veç të tjerash në mesazhin e Blinken.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026