Bllokimi i vajit të ullirit, Krifca: Jemi në bisedime me Italinë dhe Francën
Qeveria po punon për të ndihmuar prodhuesit e vajit të ullirit, të cilët nuk kanë gjetur treg për ta shitur.
Pyetur nga Euronews Albania, ministrja e Bujësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca deklaroi se për këtë çështje është në komunikim me homologët e saj në Itali dhe Francë.
“Jemi duke punuar vazhdimisht edhe me kuadër ligjor, edhe me kuadër rregullativ, por edhe në kontakte që unë kam patur së fundmi dhe me ministrin italian të Bujqësisë dhe ministrin francez kam shprehur gadishmërinë për të fuqizuar më tej këtë sektor edhe nëpërmjet teknologjive italiane, nohaut posacërisht por edhe për zgjerimin e tregjeve për të cliruar këtë problematikë”, theksoi Krifca.
Mungesa e një strategjie për ministren e Bujqësisë ka sjellë këtë situatë me prodhuesit në vend.
“Janë rreth 10 milionë rrënjë në të gjithë vendin, të cilët herë pas here janë mbjellë pa një strategji dhe pa një planifikim të qartë të cilat sjellin më pas mbiprodhim në momente të caktuara, e cila nuk është shoqëruar njëkohësisht me strukturat e përpunimit”, tha ajo.
Në mbledhjen e fundit të qeverisë për këtë vit, Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin për bletarinë i cili do të rregullojë të gjithë procesin e produkteve të bletarisë.
“Për herë të parë bletaria vjen me një kuadër të rregulluar ligjor nëpërmjet këtij projektvendimi i cili do t’i japi vlerë produktit të bletarisë, produktit të mjaltit pasacërisht duke synuar më tej rritjen e prodhimit në vend”, deklaroi ministrja.
Kritikave të socialistit Erion Braçe për bujësinë, Krifca iu përgjigj: “Jam e hapur të dialogoj me këdo deputet të PS”.
LEXONI GJITHASHTU
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos