Bonucci transferohet në Turqi, Sociedadi interes për Zhegrovën
Transferimi në Gjermani, mund të cilësohet padyshim një dështim për Leonardo Bonucci, i cili tashmë do të jetë pjesë e një tjetër kampionati.
Qendërmbrojtësi Italian ka ndërmarrë një tjetër lëvizje në karrierën e tij dhe ka zgjedhur Turqinë, konkretisht Fenerbahçe.
Tratativa janë mbyllur me sukses, me Fenerbahçe që përforcohet edhe më tepër, ku kujtojmë që muaj më parë afroi dhe sulmuesin Edin Dzeko. Aktualisht renditet në vendin e parë në kampionat, ndërsa synim mbetet fitimi i tij.
Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova ka çmendur jo vetëm kampionatin francez, por gjithë Evropën. Për të janë interesuar disa skuadra, ndërsa një tjetër emër konkret është ai i Sociedadit. Sipas mediave franceze, kontaktet kanë nisur dhe nga ekipet italiane e ato gjermane. Vetë futbollisti dëshiron të luajë në një nga 5 ekipet më të mira të Bundesligës, e duke parë atë çka prodhon në fushë, nuk do të ishte e vështirë të arrihej.
Në Angli, Tottenham mes shumë dëshirave ka përmbushur atë të Timo Werner. Gjermani ka zbarkuar në Londër dhe do të jetë nën urdhrat e Postecoglu. 27-vjeçari është transferuar në formë huazimi deri në fund të sezonit, por me të drejtë blerje nga ana e londinezëve. Ai e njeh mjaft mirë kampionatin në ishull për faktin se më parë ka luajtur dhe për skuadrën e Chelseas, por nuk pati shkëlqim.
LEXONI GJITHASHTU:
- Henderson i pakënaqur në Arabi, Ajax vëzhgon situatën e futbollistit
- Goditi portierin që i dëmtoi djalin, dënohet babai i futbollistit shqiptar
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut