Bonusi i qeverisë nuk ia del të stimulojë lindshmërinë në Shqipëri
Shpenzimet e lindjeve në Shqipëri janë më të mëdha se shpërblimi i bebeve dhënë nga qeveria. Ky është konstatimi që bëjnë nënat e porsalindura. Shpërblimi nuk ka arritur të frenojë rënien e lindshmërisë, që ka rënë me 8,5% gjatë vitit 2019.
Një nënë e re, Olsjana Sulkaj po shëtit vajzën e saj të vogël, në një nga rrugët e kryeqytetit. Ajo është një prej 37 mijë e 187 nënave që kanë përfituar nga bonusi i bebeve, prej 1 janarit 2019, kur dhe nisi të aplikohej ky shpërblim.
29-vjeçarja përfitoi 40 mijë lekë të rinj, si bonus mbështetës qeveritar, për Tegisin, fëmijën e saj të parë.
Prej një viti, çdo fëmijë që lind në Republikën e Shqipërisë, përfiton një bonus prej 40 mijë lekësh. Fëmija I dytë, përfiton dyfishin e kësaj shume, ndërsa i treti, trefishin.
Megjithatë, edhe në këtë rast, burokracitë nuk mungojnë. Për nënat që lindin jashtë vendit, ose në spitale private, situata është më e komplikuar.
Prindërit duhet të dorëzojnë pranë Shërbimit Social Shtetëror disa dokumente, teksa pritja e tyre për të marrë shpërblimin është më e gjatë. Por, sipas nënave, pavarsisht se shpërblimi është rritur, bonusi nuk justifikon as shpenzimet e lindjes që duhen paguar nëpër spitalet e vendit.
“Po shpenzimet e lindjes janë diku te 50 mijë lekshi, nuk i justifikon. Do paguash mjekët, infermieret”-u shpreh Olsjana.
Jo vetëm fëmijët e lindur në Shqipëri, por edhe fëmijët e qytetarëve shqiptarë që lindin jashtë vendit dhe regjistrohen në vendin tonë, e përfitojnë bonusin e bebes nga 40.000-120.000 lekë. Gjatë vitit 2019, 10 mijë nëna që kanë lindur jashtë vendit e kanë përfituar bonusin.
Por, pavarësisht bonusit të bebeve, numri i lindjeve në Shqipëri për vitin 2019, ka rënë me 8,5 për qind krahasuar me 2018-ën.
“Është pak vështirë, por po të jenë të dy në punë si mami, babi ia del. Me vështirësi, por ia del”- shtoi ajo.
Prej disa vitesh, Lindshmëria në Shqipëri është në rënie të lirë, teksa vendimet e ndryshme të qeverisë dhe shpërblimet, duket se ende nuk po japin asnjë rezultat
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 08:54 Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal
- 08:50 Zvicra mposht Kanadanë 2-1, kualifikohet si kryesuese e Grupit B
- 08:45 Helmohen disa studentë në Akademinë e Sigurisë, nisin hetimet
- 08:44 Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
- 08:33 Bosnja dhe Hercegovina triumfon ndaj Katarit, siguron vendin për raundin tjetër
- 08:32 Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes