Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës dhe benzinës
Bordi i Transparencës ka vendosur në mbledhjen e tij të datës 16 maj 2026 çmimet e reja tavan për nënproduktet e naftës, duke përcaktuar kufijtë maksimalë të shitjes me pakicë dhe shumicë në të gjithë vendin.
Sipas vendimit, nafta do të tregtohet me 4 lekë më shumë se çmimi i vendosur në mbledhje ne fundit të Bordit ndërkohë, çmimi i benzinës me 3 lekë më shumë për litër.
“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 188 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 176 lekë/litër”, thuhet në njoftim.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë, më 16 maj në orën 13:00, dhe do të mbetet në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit, ku pritet të rishikohen sërish çmimet në varësi të lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare.
Bordi u bën thirrje të gjithë operatorëve të tregut të naftës që të zbatojnë me përpikëri vendimin, duke paralajmëruar se në rast shkeljesh mund të merren masa deri në pezullimin e aktivitetit të subjekteve përkatëse.
Në njoftim theksohet se Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë mbeten të angazhuara për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve.
Në sqarimin shoqërues, Bordi referon Aktin Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, i cili parashikon rregullime të akcizës në varësi të nivelit të çmimeve të tregut. Sipas këtij akti, nëse çmimi i gazoilit kalon 220 lekë për litër ose benzina 200 lekë për litër, aplikohet një nivel i reduktuar i akcizës prej 80%. Megjithatë, aktualisht çmimet mbeten nën këtë prag, ndaj akciza zbatohet në nivelin e plotë, 100%.
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë