English

Borë në Tiranë? Parashikimi i motit për këtë javë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Edhe pse fundjava ka pasur prezente reshjet e dëborës, kjo javë parashikohet që në pjesën më të madhe të saj të jetë në mbizotërimin ne motit të qëndrueshëm, duke bërë që dita e sotme dhe dita e nesërme të ketë intervale të gjata me kthjellime në ultësirën perëndimore, kalime të pakta të vranësirave në zonat malore  por nuk priten reshje.

- Advertisement -

Kështu bëri me dije meteorologu Hakil Osmani në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, duke shtuar se mëngjesin e ditës së sotme temperaturat e ajrit kanë qenë në vlera negative.

Ai bëri me dije se temperaturat më të ulëta janë regjistruar në zonat verilindore, në qarkun e Kukësit.

“Maksimumet në ultësirën  perëndimore do të shkojnë jo më shumë se 15 apo 16 gradë celsius”-tha ai.

Duke filluar nga dita e martë dhe në vijim, do të kemi një rritje graduale të temperaturave të ajrit duke bërë që e mërkura dhe enjtja të kenë temperatura në vlerën 17 apo 18 gradë celsius.

“Ende nuk ka sinjale nëse do të ketë borë në Tiranë”- përfundon Osmani.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×