Borrell: Jam i bindur se mund ta zgjidhim edhe çështjen e targave

29 Gusht 2022 | 07:43

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borell u shpreh besimplotë për zgjidhjen e problemit për targat mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për transmetuesin publik austriak ORF, Borrell theksoi se paqja në këtë rajon është shumë e brishtë, por se marrëveshja për lirinë e udhëtimit është një hap pozitiv, shkruan Euronews Serbia.

“Ne operojmë në modalitetin e parandalimit të krizës. Kriza mund të kishte shpërthyer më 1 shtator nëse nuk do të kishim arritur një marrëveshje për kalimin e kufinjve. Ky është një lajm i mirë. Jam i bindur se ne mund ta zgjidhim edhe çështjen e targave,” tha ai.

Të shtunën, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.

Tashmë qytetarët e dy vendeve mund të udhëtojnë lirshëm duke përdorur dokumentet e tyre.

Ndërsa, më 1 shtator pritet të hyjë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat e makinave. Ky vendim konsiston në riregjistrimin e makinave që përdorin targa të lëshuara nga Serbia.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026