2 parashikimet e gazetarit nga Kosova për Brazil-Serbi: Me shpirt fiton Brazili 7-0

24 Nëntor 2022 | 11:01

Naim Selmani, gazetar sportiv nga Kosova, bëri parashikimet  e tij për ndeshjet e sotme të Kupës së Botës Katar 2022.

Në një intervistë për Euronews Albania, gazetari u ndal tek ndeshja e mbrëmjes mes Brazilit dhe Serbisë duke besuar në një fitore të thellë të Brazilit, që sipas tij është ajka e futbollit botëror

“Pres një shkatërrim masiv. Pa dyshim, një pjesë e mirë e futbollistëve serbë luajnë në klubet më të mira evropiane, por kur flasim për futbollin në nivel botëror padyshim ndalemi te Brazili, që është ajka e futbollit botëror. Brazili është nivel tjetër”, tha gazetari.

“Dy rezultate për Brazil-Serbi, një që ta do shpirti ty dhe një që mund të jetë me të vërtetë”, ishte kërkesa e moderatores Esmeralda Mulaj.

“7-0 është ajo që dëshiroj unë dhe në realitet mendoj se del 4-1”, tha gazetari.

Katar 2022/ Ndeshjet e sotme

Zvicër-Kamerun, ora 11:00

Uruguaji-Kore e Jugut, ora 14:00

Portugali-Gana, ora 17:00

Brazil-Serbi, ora 20:00

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026