Brazili pa Neymar përballë Zvicrës së Xhakës e Shaqirit
Si Brazili ashtu edhe Zvicra do të kërkojnë që ta sigurojnë kualifikimin në 1/8-tën e finales së Kupës së Botës në ndeshjet e sotme, në një ballafaqim ndërmjet tyre që premton spektakël në stadiumin “974”.
Brazili e mposhti Serbinë me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë, me dy golat e bukur të Richarlison, kurse Zvicra nga ana tjetër triumfoi ndaj Kamerunit me rezultat minimal 1-0.
Tre lojtarë shumë të rëndësishëm do t’i mungojnë këtij ballafaqimit. Në radhët e brazilianëve do të mungojnë Neymar dhe Danilo, kurse Okafor nuk do të jetë në gjendje ta ndihmoje Zvicrën në këtë ballafaqim po ashtu.
Para ndeshjes, në konferencë për media, Xherdan Shaqiri deklaroi se Zvicra vjen në këtë përballje me një përvojë shumë të madhe dhe se skuadra tashmë është shumë e përgatitur për t’u ballafaquar me një kundërshtar si Brazili.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar
Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve