Britania vë sanksione ndaj furnizuesve të ushtrisë së Rusisë
Britania të mërkurën ka njoftuar vendosjen e 46 sanksioneve të reja kundër individëve dhe grupeve nga vende të ndryshme, që ajo ka thënë se kanë qenë të përfshira në zinxhirët furnizues të ushtrisë ruse dhe se e kanë ndihmuar Rusinë në vazhdimin e luftës në Ukrainë.
Ndër të sanksionuarit janë entitete që operojnë në Kinë, Turqi, Serbi dhe Uzbekistan, ka thënë Ministria e Jashtme e Britanisë.
Britania e ka mbështetur vendosmërisht Ukrainën që kur Rusia e pushtoi atë në shkurtin e vitit 2022, dhe ka thënë se po merr masa ndaj furnizuesve nga vendet e treta, për të kufizuar aftësinë e Rusisë për anashkalimin e sanksioneve ekzistuese, raporton Reuters.
“Ne do të vazhdojmë të rrisim trysninë ndaj Putinit dhe të marrim masa ndaj palëve të treta që po i ofrojnë Rusisë mallra dhe teknologji të ndaluar, kudo që janë ato”, ka thënë zëvendësministrja e Jashtme britanike, Anne-Marie Trevelyan.
Britania ka thënë se ka sanksionuar 31 persona dhe entitete lidhur me dizajnimin dhe prodhimin e dronëve dhe pjesëve të raketave, dhe me importimin e komponentëve elektronikë, dhe katër entitete me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, që ajo ka thënë se janë të përfshira në tregtinë e naftës ruse.
Ndër 46 sanksionet e reja përfshihet edhe një ndaj Bjellorusisë. Ministria e Jashtme britanike ka thënë se ka vendosur sanksione ndaj një organizate bjelloruse të mbrojtjes, e cila prodhon teknologji ushtarake që përdoret nga Misnku për ta mbështetur Rusinë në luftën ndaj Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve