“Ishte një vrasje e menduar keq”, gazetari: Pse bindem që Liridona u vra për paratë
Gazetari Sokol Bregu tha në një intervistë për Euronews Albania se shkaku i vrasjes së Liridona Murselit me shumë mundësi ka qenë për paratë.
Sipas tij, nëse do të ishte një histori tradhtie reagimi do të ishte momental, ndërsa në këtë rast kemi të bëjmë me një vrasje të menduar keq, ku u lanë shumë gjurmë.
“Një histori tradhtie do ishte një reagim momental. Xhelozia lind aty për aty dhe krijohet një agravim menjëherë. A është historia e një siguracioni? Është më tepër e mundshme në një rast konkret, duke ditur jetesën e pasur dhe mungesën së fundmi. Por ishte një vrasje e menduar keq, se nëse do ishte një histori e menduar gjatë do gjente një ekzekutor profesionist, nuk do fuste shokun që nuk ishte ekspert dhe që la gjurmë pa fund. Kodi i Kosovës e ka dënimin 10 vjet deri në burgim të përjetshëm, Shqipëria e ka nga 35 vjet deri burgim i përjetshëm, pra Kosova ka një kod penal më të lehtë. Pse unë bindem që gjithçka është për para? Se në këtë moment Naimi nuk po mundej të militonte politikisht, kërkonte gjithmonë të binte në sy duke u shoqëruar me personazhe të njohura. Nëse paska të bëjë me homoseksualitetin e tij, ai do e kishte më të lehtë të bënte një divorc në një shtete si Suedia që është shtet modern dhe social dhe ku do të mund të përfitonte”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:09 “Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal
- 08:08 Tragjedi mbi njerëzimin, tërmeti në Venezuelë dyshohet se ka shkaktuar nga 10 mijë deri 100 mijë viktima! Çfarë dimë deri tani?
- 08:03 Dy tërmete trondisin Venezuelë, dhjetëra viktima dhe mbi qindra të plagosur! Njerëzit në rrënoja kërkojnë ndihmë
- 07:57 Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale