“Burgu i Peqinit si hotel me 5 yje”- Topalli: Probleme me kamerat dhe skanerin

20 Dhjetor 2023 | 18:52

Gazetarja Aida Topalli është shprehur se nga konstatimet e drejtorit të komanduar të Burgut të Peqinit, rezulton se ky institucion ishte kthyer si një “hotel me 5 yje”.

Komentet Topalli i bëri në “Euronews Albania”, ku tha se në këtë burg janë konstatuar probleme me skanerin dhe kamerat e sigurisë.

Ajo tha gjithashtu se të burgosurve u është lejuar që të kryejnë punime brenda ambienteve të vuajtjes së dënimit dhe të fusin sende të paligjshme në qeli.

“Shkresa e sotme që u bë publike dhe u sigurua nga ana jonë, shkresë e drejtorit të komanduar të burgut të Peqinit ka treguar shumë. Letra i është drejtuar drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, për problematikat që ka parë ky.

Që nga dhomat që kishin bërë ndërhyrje dhe me të drejtë e ka quajtur burgun e Peqinit si hotel me 5 yje. Pra të burgosurit aty iu është dhënë mundësia që të rregullojnë gjithë qelitë e tyre ku vuajnë dënimin dhe u ka dhënë atyre mundësi që edhe sende të jashtëligjshme.

Kur ti do të bësh ndërhyrje në një ambient burgu, duhen disa procedura, sepse është pronë shtetërore. Ai ka konstatuar se ka probleme edhe me kamerat e sigurisë dhe skanerin”, tha Topalli.

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti

Euronews Albania ka siguruar pamje të tjera nga konflikti i ndodhur në ambientet e Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ku mbeti i plagosur...
07:14 | 17/07/2026

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026