“Burrat mbi 40 vjeç rrinë në Berat, të tjerët kanë ikur”-gazetari tregon arsyen…
Berati është një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë, por nga dita në ditë po përballet me shpopullimin.
Korrespondenti i Euronews Albania Grisel Zenuni, tha në “Good Morning Albanians” se gjithnjë e më shumë të rinjtë po largohen nga Berati. Sipas tij në qytet kanë ngelur vetëm burrat mbi 40 vjeç, pasi të rinjtë kanë ikur në kërkim të mundësive më të mira.
“Duke u nisur nga shifrat e INSTAT, Berati njeh një ulje të numrit të popullsisë kryesisht të meshkujve. Si qark kemi një humbje prej 15% në krahasim me vitin 2018 ndërkohë që problematik ngelet fakti se njerëzit duket se e kanë braktisur qytetin. Shumica e të rinjve kanë zgjedhur të largohen nga qyteti i Beratit sepse nuk kanë gjetur hapësirat e duhura.
Baza në Berat qendron turizmi por edhe ky i fundit nuk ofron aq vende pune sa të rinjtë e Beratit të kenë mundësi të punësohen nëpër biznese. kryesisht mosha që është larguar është mosha nga 20-35 vjeç, burrat që kanë zgjedhur të qëndrojnë në Berat janë nga mosha 40 e sipër”,-tha korrespondenti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve