Bursa për maturantët me mesatare mbi 8.5 që zgjedhin programet prioritare
Disa programe të mësuesisë, inxhinierisë, shkencave të bujqësisë dhe mjedisit prej vitesh kanë rënie të interesit të studentëve për t’ i zgjedhur. Por nga ana tjetër sipas Ministrisë së Arsimit ka kërkesa nga tregu i punës.
Për këtë arsye për herë të parë këtë vit akademik maturantët me mesatare mbi 8.5 që zgjedhin një nga këto 35 programe do marrin bursë mujore prej 32 mijë lekësh si dhe do përjashtohen nga tarifa vjetore.
“Ju garantohet bursa e studimeve për të gjitha vitet pasardhëse në rast se ata përmbushin kriterin e notës mesatare. Në rastin e fushave prioritare duhet të garantojnë notën deri në përfundim të ciklit”, thotë zv.ministrja e Arsimit dhe Sportit, Albana Tole.
Vetëm në Universitetin Bujqësor janë 15 nga 35 programet e shpallura si prioritet kombëtar.
Këto programe studimi të Universitetit Bujqësor janë shpallur prioritet kombëtar për shkak të interesit të ulët të studentëve për të studiuar. Vetëm në katër prej tyre në tre vitet e fundit pa pasur nga 10 deri në 5 studentë.
“Unë e shpjegoj me një rënie të interesit për të studiuar ne programet e bujqësisë në tërësi të të rinjve. Janë programe që kërkohen më shumë nga tregu i punës. Inxhinierët e pyjeve p.sh., për ata që mbarojnë inxhinieri pyjore e kanë pothuajse të garantuar punën e tyre, ne kemi kontakte të vazhdueshme me ministrinë e mjedisit që na kërkon informacion për studentët e diplomuar për t’i përfshirë në strukturat e veta”, shprehet Ilir Kapaj, zëvendës rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Aplikimet për shkollën e lartë nisin me 29 korrik në portalin u-albania për çdo maturant me mesatare mbi 6.5.
“Sektorët e caktuara si prioritet kanë nevoja për këto figura. Turizmi është një sektor kyç në zhvillimin ekonomik të vendit, nevoja për të formuar persona në këto fusha është detyrimisht e madhe”, thotë zv.ministrja e Arsimit.
Maturantët që zgjedhin degët prioritare kanë detyrimin ligjor që pas diplomimit të punojnë në sektorin shtetërore të paktën 3 vite.
LEXONI GJITHASHTU:
- Përfitimet për maturantët nëse zgjedhin programet prioritare në universitet
- Propozimet, nis konsultimi publik për ligjin e arsimit parauniversitar
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid