Bushati komenton rikthimin e Bashës: Luli i çlodhur, i lyer me krem…

25 Maj 2023 | 22:34

Ish-deputeti Ervin Bushati tha në emisionin Now se rikthimi i Bashës në skenën politike të PD pasi kjo e fundit humbi zgjedhjet dhe Basha nuk doli asnjë ditë në fushatë është i pakuptimtë.

Sipas Bushatit, Basha e pati çdo gjë gati në politikë, u bë disa herë ministër, iu dha partia, e çoi në humbje dhe tani kërkon të riciklohet.

“Basha ka lindur me këmishë ndonëse ka qejf të dalë më T-shirt kur do të bëjë interesantin. E zgjodhi  Berisha gabimisht si pasardhësin, se ka vuajtur ndonjëherë sfidën në polikë. Direkt erdhi mes pilafit, u bë ministër, iu dha dhe partia, nuk fitoi asnjëherë. Nuk u mor asnjë ditë me fushatë, s’bëri asnjë statut me tre fjali për humbjen, dhe tani do të riciklohet. Mund të ketë qenë me pushime këto kohë se duke i çlodhur dhe i zbardhur, ose ka përdorur krem dielli. Për mua PD është një parti e shkrirë”, tha Bushati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026

Konferenca e Kryetarëve vendos të enjten për datën e seancës për reformën territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte planifikuar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite votimin e raporteve të Partisë...
17:41 | 21/07/2026

Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues

Temperaturat e larta, që këtë të martë në Vlorë kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, kanë sjellë një fluks të madh pushuesish në bregdet....
17:02 | 21/07/2026