Bushati: PD nuk është gati për zgjedhjet vendore
Ish-deputeti i PS-së, Ervin Bushati u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se Partia Demokratike nuk është gati për zgjedhjet vendore.
“Gert Bogdani mund të jetë gati për këto zgjedhje, por PD nuk mund të jetë gati, jo vetëm për arsye të menaxhimit të brendshëm të PD-së, por edhe në raport me PS-në në këto zgjedhje ka një diferencë të madhe. Historikisht PS ka kontrolluar 80-85% të popullatës të bashkive. Është bërë një punë e mirë për menazhimin e disa krizave. Shqipëria pas krizave po e mban kokën lart. Kanë qenë kohë të vështira, por kanë pasur qeverinë e duhur”, u shpreh Bushati.
Presidenti Bajram Begaj, caktoi 14 majin 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve vendore të ardhshme.
Nuk mungoi edhe një reagim nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i cili nënvizoi se institucioni që drejton, KQZ, është gati për të respektuar standardet ndërkombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë