Bushati: Sot hymë në fazën e fundit Rama-Vuçiç për të zhdukur çdo lider të Kosovës
Analisti Andi Bushati tha në “Now me Erla Mëhillin” se sot kemi hyrë në fazën e fundit Rama-Vuçiç për të zhdukur çdo lider të Kosovës.
Sipas tij dëshira e të dyve për të pasur influencë, ka futur Albin Kurtin në një pozicion aspak të lehtë, vetëm e vetëm për të treguar Rama dhe Vuçiç që janë dy liderët e fortë të Ballkanit Perëndimor.
“Albin Kurti është futur sanduiç mes dy njerëzve që kanë plan herë të ndajnë Kosovën e herë të bëjnë Ballkan të Hapur, jo sepse kanë parime, por sepse duan të tregojnë që ne të dy jemi njerëzit që vendosim për Kosovën, për Malin e Zi, për Bosnjën e për të tjerë, pra ne jemi dy liderët e fortë të Ballkanit.
Po të shohsh të gjitha lëvizjet janë të rakorduara. Bën një hap Vuçiç, hedh dy hapa Rama, kjo ka ndodhur dhe sot dhe aq më tepër me asociacionin. Pra, Edi Rama kryeministër i Shqipërisë del dhe paraqitet me plan për asociacion. Marrëveshja me 12 pika për normalizim ka shumë pika të tjera. E vetmja pikë që i intereson Vuçiçit është pikërisht kjo, asociacioni dhe Rama mbështetjen e jep pikërisht te kjo pikë,” – u shpreh Bushati.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë