Bushati zbulon ‘përçarjen’ PD-LSI, Haxhiu bën parashikim të fortë për 25 prillin
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të paraqiten në zgjedhjet e 25 prillit të ndara dhe kjo sipas Andi Bushatit do ta dëmtojë opozitën në tërësi.
Kurse Baton Haxhiu gjatë emisionit “Shock”, tha se një kolaicion PD dhe LSI nuk do të ishte i mbështetur në ideologji dhe dalja veçmas favorizon PD sipas tij.
“E kanë të pamundur që mund të krijojnë besim për të mbledhur vota duke dalë bashkë”, tha z. Haxhiu.
Sipas Bushatit partitë opozitare çalojnë në organizim për faktin se kanë një hendek të thellë për mënyrën se si duhet të përballem ne Edi Ramën.
“Ilir Meta dhe LSI kanë një qasje që Edi Rama nuk mund të luftohet pa goditur oligarkët. Kurse qasja e Basësh është që ne duhet t’i rrëmbejnë karrigen Ramës duke përfituar nga oligarkët. Mendoj se ka kosto pasi bashkë me mbrojnë më mirë votën nga grabitja dhe vjedhja”, tha ai.
Z. Bushati parashikon se në zgjedhjet e 25 prillit PD dhe LSI do t’i dëmtojë fakti që do të garojnë në dy koalicione por nga ana tjetër parashikon një rezultat të kënaqshëm për LSI.
“LSI sërish do të ngelet një parti e fortë dhe në ato kuota ku jemi mësuar në zgjedhjet e fundit. Problem është a do të humbasin opozitarizmi nga mos bashkimi i tyre dhe unë mendoj se po”, tha ai.
Kurse për Baton Haxhiun, “PD do të fitojë shumë më shumë mandate se sa me LSI dhe sipas tij “ky vit është fundi i rrjepjes politike të partisë së madhe” duke iu referuar bashkëqeverisjes së LSI me dy partitë kryesore.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave