“S’jemi republikë hetuesish”, Rama flet për përmendjen e Bushkës në dosjen e Veliaj

12 Shkurt 2025 | 09:13

Ndërkohë që në GJKKO mbahet seanca për Kryebashkiakun Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, paralelisht u mbajt dhe mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Kjo mbledhje u organizua pasi në dosjen e Veliaj rezulton e përfshirë edhe deputetja socialiste Klotilda Bushka, kryetare e Komisionit parlamentar të Ligjeve.

Në të ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama i cili tha se kryetarja e komisionit të ligjeve e ka mësuar përfshirjen e saj në këtë dosje nga televizori.

“Të gjithë jemi befasuar që kryetarja e komisionit të ligjeve figuron në akt-akuzën 400 faqe për kryebashkiakun e Tiranës dhe bashkëshorten e tij. Vetë kryetarja e komisionit të ligjeve e ka mëarrë vesh këtë nga televizori. Dua të bëj të qartë që qendrimi ynë lidhur me mbështetjen pa rezerva ndaj çdo procesi të institucioneve të drejtësisë në luftën e tyre kunër korrupsionit mbetet i pandryshuar.

Ne kemi detyrën të kontribuojmë jo vetëm me mbështetjen institucionale dhe politike ndaj institucioneve të reja të drejtësisë, por edhe me opionionet tona që pavarësia e panegociueshme e prokurorëve dhe gjykatësve të jetë sa më e lidhur me profesionalizmin dhe me garantimin e standardeve demokratike të çdo procesi. Në të kundërt ne biem në një situatë që ngjan më shumë me të shkuarën se sa me të ardhmen.

Diktaturë apo republikë hetuesish Shqipëria ka pasur në të shkuarën, kjo është një republikë parlamentare, pushtetet janë të pavarura. Nuk është vetëm drejtësia e pavarur nga legjislativi dhe ekzekutivi por janë edhe ato të pavarura nga pushteti i drejtësisë, janë tre pushtete që operojnë në kornizën e tyre kushtetuese”,-tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026