‘Butrinti nuk tjetërsohet’, debate mes Spahos dhe Margaritit në komision
Komisioni për Ekonominë dhe Financat është përfshirë në debate gjatë mbledhjes së sotme, në lidhje me menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.
Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka kritikuar ministren e Kulturës Elva Margariti për procedurat e ndjekura, për administrimin e Butrintit nga një fondacion privat.
Sipas Spahos, qeveria duhet të jape shpjegime se përse duhet një fondacion privat kur asministrimin mund ta kryejë edhe vetë shteti.
Nga ana tjetër, ministrja Margariti është shprehur se Parku Kombëtar i Butrintit është pronë shtetërore dhe nuk do të tjetërsohet.
Ajo tha gjithashtu se nuk ka asgjë abuzive dhe se do të jetë kryetarja e bordit të fondacionit.
Pjesë nga debati
Edmond Spaho: “Është nje skemë që ndryshon tërësisht nga modelet që ndryshojnë në botë dhe kërkojnë që shteti të jetë thellësisht i përfshirë. Para se të arrijmë te marrveshja e re ju duhet të jepni shpjegime pse ne Butrint duhet të hyjnë një fondacion privat për ta menaxhuar.”
Elva Margariti: Prona nuk tjetërsohet. Nuk ka asgjë abuzive në këtë skemë. Unë do të jem kryetarja e bordit, do ta menaxhojme vetë.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar