Buxheti mund të votohet pa debat, plani i PS nëse opozita bllokon Parlamentin
Projektbuxheti i 2024-ës rrezikon të miratohet në parim të hënën pa diskutime nëse opozita do të bllokojë sallën e seancave plenare.
Të hënën e 20 nëntorit në orën 10, parlamenti do të mblidhet në seancën dedikuar projektbuxhetit në parim për vitin e ardhshëm. Në kushtet kur opozitarët kanë paralajmëruar një seancë jo normale, mazhoranca ka gati planin B për të vënë në zbatim.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se nëse demokratët do të veprojnë me të njëjtinn skenar, atë të mos realizimit të diskutimeve në sallën plenare dhe bllokimin e saj, atëherë kryetarja e kuvendit do të kalojë automatikisht në votimin e projektbuxhetit, veprim i cili është ndjekur gjatë seancave të fundit, ku janë miratuar ligje pa diskutime.
Nëse opozita do të përshkallëzojë më tepër aksionin e saj duke mos lejuar as procesin e votimit të projektbuxhetit, atëherë do të pritet një vendim i momentit i konferencës së kryetarëve.
Seanca e ditës së hënë parashikohet të vijojë edhe ditën e martë, por zhvillimi i saj do të jetë në varësi të asaj çfarë do të prodhohet më 20 nëntor.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut