Cameron: Ukraina ka të drejtë të synojë objektivat në Rusi

2 Maj 2024 | 20:20

Ukraina ka të drejtë të përdorë armët britanike për të synuar objektivat brenda Rusisë, sipas ministrit të Jashtëm britanik, David Cameron.

“Ukraina e ka këtë të drejtë,” tha Cameron në një intervistë me Reuters gjatë një vizite në Kiev.

“Kur Rusia synon (shënjestrat) brenda Ukrainës, ju mund të kuptoni pse Ukraina ndjen nevojën për të siguruar që të mbrohet”, shtoi ministri britanik.

Ai u zotua se Britania do të vazhdojë t’i japë Ukrainës 3 miliardë paund (3.74 miliardë dollarë) ndihmë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

“Ne do të japim 3 miliardë paund çdo vit për aq kohë sa të duhet. Ne sapo kemi ezauruar plotësisht gjithçka që mundemi për sa i përket dërgesave të pajisjeve ushtarake. Një pjesë e kësaj (teknike) po mbërrin në Ukrainë ndërsa unë jam këtu”, theksoi Cameron.

Më herët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov deklaroi se Moska do të preferonte që Uashingtoni t’i bënte thirrje Kievit jo vetëm të ndalojë sulmet ndaj objekteve energjetike në Rusi, por të heqë dorë nga aktivitetet terroriste në përgjithësi, kryesisht në ndërtesat e banimit. Komenti i tij ishte një përgjigje ndaj një artikulli të gazetës “Financial Times”, në të cilin thuhet se administrata amerikane kërkon që Kievi të ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin kanë prezantuar këtë të premte bilancin e punës për periudhën maj-qershor 2026, në...
10:55 | 17/07/2026

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Theth, por për fat të mirë pa persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë...
10:38 | 17/07/2026

Historike, Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup” me ekipin e personave me aftësi të kufizuara intelektuale

Kombëtarja shqiptare e futbollit e personave me aftësi të kufizuara intelektuale do të përfaqësojë Shqipërinë në “Genuine Cup 2026”, që do të zhvillohet në Houston,...
10:30 | 17/07/2026