Çatitë mbushen me panele diellore, OSSH: Janë instaluar 1025 impiante

7 Mars 2023 | 15:34

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, ka njoftuar se 1025 abonentë kanë instaluar panele diellore për vetëprodhimin e energjisë elektrike. Pjesa më e madhe e tyre janë vendosur në Tiranë dhe Durrës nga familjarët.

Kursimi i energjisë elektrike po shihet me përparësi nga qytetarët dhe bizneset. Ata po vendosin panele diellore, të cilat u shërbejnë për ngrohjen e ujit pa kosto. Me mbështetjen e shtetit, i cili ka bërë thirrje për këto masa në fund të vitit të kaluar, deri më tani janë instaluar 1025 impante fotovoltaikë.

Numrin e bën të ditur Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, i cili thotë se, fuqia e përgjithshme e instaluar arrin në 102 MË. Pjesa më e madhe e tyre janë të vendosur në Tiranë dhe Durrës. Këto dy rrethe përbëjnë 60% të totalit me 627 panele.

Më herët, Enti Rregullator i Energjisë ka deklarua se pjesa më e madhe e impianteve të lidhur me rrjetin iu përkasin bizneseve, që shfaqën interes të shtuar për vetëprodhimin e energjisë, pas nxjerrjes së tyre në tregun e liberalizuar në janar të vitit që shkoi, çka solli përballjen me çmime të larta të energjisë.

Agjencia e Efiçencës së Energjisë ofroi ndihmë për 4000 panele që janë kërkuar nga individët, duke paguar 70% të vlerës së panelit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve

Tregtia me vendet e huaja është rritur me 13% në muajin qershor. Në vlerë, vendi ynë ka përfituar nga eksportet, 35,4 mld lekë. Eksportet shqiptare...
18:13 | 17/07/2026

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026