“Çdo familje ka roje te dera”- Karamuço për Fushë-Krujën: Shteti nuk ekziston

8 Korrik 2023 | 21:09

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka komentuar sherrin masiv mes fiseve Rraja e Maja dy ditë më parë në Borizanë të Krujës.

I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se komisariatet në Fushë-Krujë e Krujë nuk po funksionojnë më, pasi të gjithë punën në këto zona po e bën FNSH-ja dhe RENEA.

Më tej ai nënvizoi se grupet kriminale në vend i fuqizon pushteti.

“Këta i bëjmë ne që mbyllim sytë dhe pushteti që u shkel syrin. Janë ngjarje të përsëritur. U vranë katër veta në Shëngjin me të njëjtën histori. Këta bëjnë luftë territori, aty ku shteti nuk ekziston. Në Krujë e Fushë-Krujë duhen mbyllur komisariatet komplet. Nuk  po funksionojnë më. Atë zonë po e mban RENEA dhe FNSH-ja. Çdo familje ka vënë nga një roje te dera. Policia nuk ka bërë asgjë fare. Fushë-Kruja ka qenë Lazarat 2. Kështu janë rritur këta. Kanë formuar bandat. Institucionet i kanë fuqizuar. Gabimi i tyre i vetëm është që e kanë filmuar këtë ngjarje. Ajo ngjarje po mbyll dy komisariate, arrestuam 8 persona, humbi postin Ministri i Brendshëm, pres që të japin dorëheqjen dhe një nga këto të policisë”- tha ai.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026