Celibashi: Zhvillimi i zgjedhjeve më 9 nëntor për Tiranën i pamundur
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha në një deklaratë për mediat se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese një ditë më parë, KQZ ka pezulluar çdo veprim dhe përgatitje për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës.
I pyetur nga mediat nëse ekziston mundësia që Tirana të hyjë në zgjedhje bashkë me 5 bashkitë e tjera më 9 nëntor nëse Kushtetuesja e rrëzon ankimin e avokatëve të Veliajt, Celibashi i shpreh skeptik dhe shpjegoi pse e sheh të pamundur që kjo të ndodhë.
“Mendoj se do të ishte më me dobi që ta themi që zhvillimi i procesit zgjedhor për Tiranën në datën 9 është thuajse i pamundur…Nuk është çështje ditësh, por çështje principiale. Pas vendimit të GJK ne si KQZ nuk mund të bëjmë asnjë veprim, janë disa komponentë që ne nuk mund t’i injorojmë, që nuk ka lidhje me sa ditë ke në dispozicion. Janë disa të drejta të palëve, duke nisur nga listat e zgjedhësve, të drejtat e partive për t’u regjistruar, të kandidatëve të mbështetur politikisht dhe atyre të pavarur. Këto të drejta nuk mund të ushtrohen në atë periudhë kohë. Nëse më datë 31 tetor Kushtetuesja lë në fuqi dekretin e presidentit, do flasim çfarë angazhimesh ka KQZ, do respektojmë vendimin e Kushtetueses…”, tha Celibashi.
Një ditë më parë Gjykata Kushtetuese rrëzoi dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhje të pjesshme në Bashkinë Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
Princ Leka bëhet me djalë, trashëgimtari i ri merr emrin Aleksandër
Artan Hoxha komenton protestën: Duhet një plan konkret, ndryshe…
- 17:26 Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 17:19 Trump zbulon dosjen e re të UFO-ve: Si objekti me 8 cepa u ul mbi bazën bërthamore
- 16:48 Princ Leka bëhet me djalë, trashëgimtari i ri merr emrin Aleksandër
- 16:40 Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre
- 16:35 Bankat shtojnë kreditë për banesa, pasuritë e paluajtshme zënë 52% të huave
- 16:05 Debati fiskal i shekullit: California do të votojë për taksë 5% mbi miliarderët