Censi 2023, At Grigor Palushi: Të ketë penalitete dhe për pyetjet e besimit fetar
Të hënën ka nisur censi i regjistrit të popullsisë në të gjithë vendin.
Çfarë vihet re është se komunitetet fetare kanë qenë shumë të gatshme për të ftuar qytetarët që të deklarojnë përkatësinë e tyre fetare në formular, ndonëse kjo gjë nuk është e detyrueshme.
At Grigor Palushi tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania, se në formularin për censin pyetja për besimin nuk duhet të jetë opsionale, por e detyrueshme
Sipas tij, duhet të ketë penalitete për mospërgjigjen e saktë, njësoj si për pyetjet e tjera.
“Nga matjet në shekullin e 20 të krishterët ortodoksë kanë qenë 20 për qind. Ajo që shohim me shqetëson është që nuk i jepet vëmendje e veçantë kësaj pyetjeje. Për aq kohë që për mospërgjigjen e saktë ka një penalitet pse të mos ishte edhe pjesa e besimit. Ashtu siç kërkon të dish për një familje lidhur me pasurinë dhe nivelin e jetesës në vend pse mos të jetë edhe besimi”, tha At Grigori.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje