Censi shtyhet sërish| Dështon tenderi i I-padeve, regjistrimi derë më derë në 2023

26 Gusht 2022 | 15:53

Regjistrimi i banesave dhe popullsisë, i planifikuar për t’u zhvilluar në tetor është pezulluar. Shkak është bërë mosgjetja e kompanisë që siguron pajisjet për të kryer intervistat derë më derë.

Regjistrimi i popullsisë dhe banesave nuk mund të kryhet këtë vit. INSTAT thotë se nuk ka siguruar mjetet e nevojshme për të grumbulluar informacion në terren, edhe pse faza e trajnimeve me intervistuesit thuajse u ezaurua.

Procesi u shty për vitin e ardhshëm, pasi tenderi për blerjen e Ipad-eve që duhet të përdoren për mbledhjen e të dhënave derë më derë, dështoi.

Regjistrimi, i cili bëhet një herë në 10 vjet, ishte planifikuar të zhvillohej në vitin 2020, por fillimisht u shty prej situatës së krijuar nga pandemia, dhe një tjetër shtyrje u bë për në vitin 2021 për shkak të zgjedhjeve parlamentare.

Censi parashikohet të zgjasë dy muaj me një kosto prej rreth 16 milionë euro.

Pyetësori i parë derë më derë në vendin tonë është bërë në vitin 1923. Ai realizohet rregullisht një herë në 10 vjet me qëllimin për hartimin e strategjive socio-ekonomike dhe planeve për zhvillim të qëndrueshëm në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026