Çështja “Ahmetaj”, deputeti i PD: Ja cili ishte mesazhi i ish-ministrit për Ramën
Deputeti Ferdinand Xhaferri ka komentuar kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj dhe reagimin e këtij të fundit në rrjetet sociale.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai nënvizoi se kreu i qeverisë Edi Rama, hiqet sikur nuk di asgjë se çfarë ndodh në vend.
Më tej ai shtoi se Ahmetaj në mesazhin e tij ishte i qartë dhe në njëfarë mënyre mbante përgjegjësi për atë që kishte ndodhur.
“Rama si në rastin e Tahirit, si në rastin e Kokës, si në rastin e Ahmetajt, ka bërë të njëjtën deklaratë, që secili duhet të mbajë përgjegjësinë e vet. Rama hiqet sikur nuk di gjë në vend. Ahmetaj ishte i qartë në mesazhin e tij në nëntekstin se nuk e mohonte përgjegjësinë e tij. Në një fjali thoshte se mund të përfundonte dhe në burg, por problem që shtronte Ahmetaj ishte që rrethi është shumë më i madh dhe se Rama nuk mund të rri jashtë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shala: Nëse qeveria nuk gjen një urë bashkëpunimi, do kemi konflikt civil në Kosovë
- Aksident në Sarandë, makina përplas 4-vjeçarin, i mituri dërgohet në spital
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona