Çështja Beleri, avokati: Dëshmitari pranoi se është paguar, prokuroria s’dinte gjë

18 Nëntor 2023 | 14:48

Avokati i Fredi Belerit, Eugen Gjyzari deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se në seancën e kaluar dëshmitari kundër kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës pranoi se është paguar.

Sipas tij, prokuroria nuk ishte në dijeni për këtë pagesë të paligjshme.

“Në seancën e kaluar, dëshmitari pranoi se është paguar, pas dy orësh pyetje. Kjo është një shkelje shumë e rëndë. Edhe Prokuroria nuk e dinte këtë pagesë të paligjshme, e pranoi dhe vetë Prokuroria që nuk kanë pasur dijeni për atë lloj pagese dhe shefi i policisë e pranoi, pavarësisht se dhe ai në bazë të ligjit nuk duhet ta dinte sepse s’e ka dhe gradën për ta ditur këtë lloj informacioni, kështu që procesi u fut në një rrugë që…këta dëshmitarë janë dënuar disa herë për krime shumë të rënda, madje ky  ka qenë i dënuar në Durrës për vjedhje banesash,” – u shpreh Gjyzari.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Ai së bashku me bashkëpunëtorin e fushatës elektorale Pandeli Kokaveshi akuzohen për veprën penale të shit-blerjes së votave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026