Çështja Gërdeci| Zbardhet dëshmia e rojës së fabrikës së demontimit të armëve
Vazhdon seanca në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për çështjen Gërdeci.
Deri më tani kanë dëshmuar 5 persona, mes tyre ishte edhe Fejzi Shehu i cili ka shërbyer si roje zëvendësues tek fabrika e demontimit të armëve.
“Unë isha roje tek porta kryesore e fabrikës së demontimit. Aty futeshin punëtorët dhe dilnin kamionët. Ditën e shpërthimit isha në punë, tek porta kryesore dhe më erdhi një familjar i një personi që kërkonte t’i jepte ushqimin. Qesen e mora unë dhe jam futur brenda deri tek porta e dytë, aty pashë flakën nga një karrocë dhe njerëzit filluan të bërtisnin për shkak të barutit. Flaka u përhap me shpejtësi. Nuk munda ta fusja ushqimin brenda dhe jam larguar me vrap. Më pas aty kam mësuar se bëheshin saldimet e karrocave të dorës. Kam parë Qemal Deliun që atë ditë ka dal dy-tre herë jashtë me lejen e përgjegjësit. Emrin e tij e kam mësuar më pas, sepse nuk e dija si emër,” – u shpreh Shehu.
Gjatë seancës ka pasur debate të shumta mes palëve. Dëshmitarët Ferizan dhe Zamira Durdaj u pyetën nëse të afërm të tyre kishin punuar aty. Po ashtu diskutimi më i madh u bë sepse Firuzan Durdaj nuk tregoi në gjykatë që djali i tij i madh kishte punuar në fabrikën e demontimit të armëve për 1 muaj e gjysmë dhe kishte marrë një shumë prej 15 mijë lekësh.
Avokatët e Mediut kërkuan që të administrohet dëshmia e dhënë në vitin 2008 nga Firuzan Durdaj para prokurorëve. Po ashtu ata kanë shpjeguar të gjithë atë çfarë dinin për ditën e ngjarjes.
“Gërdeci është krim shtetëror dhe përgjegjësi ka gjithë piramida e shtetit. Nuk kam gjë personale me Fatmir Mediun,” – deklaroi ndërkaq Zamira Durda.
Ajo kishte me vete edhe dy fletoret e djalit që humbi jetën.
LEXONI GJITHASHTU:
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së