Humbi të emën në shpërthimin e Gërdecit, Laçi: Në fabrikë fillova punë 14 vjeç

18 Tetor 2023 | 14:49

Vasil Laçi, i cili humbi të ëmën në shpërthimin e Gërdecit që ndodhi në vitin 2008 ka dhënë një intervistë për Euronews Albania, ku tha se asokohe ishte 14 vjeç dhe punonte në fabrikën e çmontimit.

Ai tregoi se punën e nisi në vitin 2007 ku më pas mori mamin dhe babanë. Më tej tregoi se në momentin që ndodhi shpërthimi të gjithë u larguan por e ëma e i ati ngelën brenda. E ëma i humbi jetën pas 10 ditësh në Itali, ndërsa i ati qëndroi për 9 muaj në koma asokohe.

“Në 2007 unë kam filluar punë në fabrikën e çmontimit. Më pas erdhën predhat e më pas unë mora në punë mamin e babin. Ndodhi më pas shpërthimi. Mami e babi mbetën  brenda. Mamin e dërguan për Itali ku ndërroi dhe jetë pas 10 ditësh. Babi qëndroi 9 muaj në gjendje kome.

Ikëm më vrap. Pamë një flakë që shpërtheu. Isha 14 vjeç kur u punësova. Nuk më kërkuan as dokumente as asgjë. Kur bëra gjyq për dëmshpërblim, kisha gjyqtare  gruan e Azem Hajdarit, më tha kush të tha me hy me punuar. Pse ike në punë më tha? Isha nevojtar. Pse na lejoi shteti të hymë e të punoj. Po të isha me këto mend nuk shkoja kurrë të punoj”-theksoi 31-vjeçari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026

Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë është ndalur edhe te protestat që po zhvillohen në Tiranë, konkretisht...
13:31 | 24/06/2026

Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët

Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht si “Cllevio”, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me marrëdhëniet e tij me Laert Haxhiun dhe përplasjen fizike me...
13:19 | 24/06/2026