Çfarë ka ndodhur 24 orët e fundit në Ukrainë?
Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë sisteme raketash në Ukrainë në një hap të koordinuar ngushtë me vendimin e SHBA-së për t’i ofruar Kievit armatim më të avancuar, një veprim që Rusia tha se po “i hidhte benzinë zjarrit”.
NATO nuk parashikon ndonjë kundërpërgjigje ruse ndaj vendimit të SHBA-së për të furnizuar Ukrainën me armë të avancuara, tha të mërkurën për CNN Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg.
Ai tha se kjo është për shkak se masa mbështet “të drejtën e Ukrainës për vetëmbrojtje, dhe kjo është një e drejtë që është e përfshirë në traktatin e OKB-së.”
Zyrtarët ukrainas thonë se rreth 80% e qytetit kyç lindor të Severodonetskut tani është pushtuar nga forcat ruse, ndërsa luftimet në rrugë vazhdojnë. Kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhanskut tha se forcat ukrainase kanë qenë të suksesshme në “disa zona” dhe gjashtë ushtarë rusë janë kapur.
Raketat ruse goditën një hekurudhë në Ukrainën perëndimore, sipas zyrtarëve ukrainas. Sulmet ndodhën pranë tunelit Beskyd në malet Karpate, pranë kufirit me Sllovakinë.
Ukraina po humbet 60 deri në 100 ushtarë çdo ditë, tha presidenti ukrainas Volodmir Zelenski në një intervistë për Newsmax. Ai shtoi se 500 plagosen në luftime çdo ditë, duke e quajtur situatën në lindje “shumë të vështirë”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:35 Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 17:20 Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
- 17:14 I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor