Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit në Ukrainë?

18 Maj 2022 | 07:20

Misioni i evakuimit në fabrikën e çelikut Azovstol në Mariupol vazhdon, tha të martën presidenti ukrainas Volodimir Zelenski. Kjo po ndodh pas përfundimit të “misionit luftarak” të forcave ukrainase në ndërtesën,që ishte për javë të tëra streha e fundit në një qytet të pushtuar nga trupat ruse.

Zëdhënësi i ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjeneralmajor Igor Konashenkov, tha se 265 “militantë”, përfshirë 51 të plagosur rëndë, u evakuuan mbrëmjen e së hënës. Ukraina tha se pret të kryejë një shkëmbim të robërve rusë të luftës për ushtarët e plagosur rëndë.

Finlanda dhe Suedia do të dorëzojnë aplikimin e tyre për NATO të mërkurën, tha kryeministrja suedeze Magdalena Andersson gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin finlandez Sauli Niinisto. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të takohet me ambasadorët e vendeve në të njëjtën ditë përpara se liderët e tyre të takohen me presidentin amerikan Joe Biden të enjten.

Në një kritikë të rrallë publike për kryerjen e operacioneve ushtarake të Rusisë në Ukrainë, një ish-oficer i lartë rus ka paralajmëruar në televizionin shtetëror se situata do të përkeqësohet. Pavarësisht kundërshtimit nga prezantuesi i emisionit, koloneli në pension Mikhail Khodarenok tha se Ukraina mund të armatoste 1 milion njerëz.

Administrata Biden po punon ngushtë me aleatët evropianë në përpjekje për të zhvilluar rrugë për të nxjerrë grurin dhe misrin ukrainas jashtë vendit pasi Rusia bllokoi anijet ukrainase të niseshin me drithë që është jetike për furnizimet ushqimore në mbarë botën, veçanërisht në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Një ekip i CNN udhëtoi për në qytetin lindor të Ukrainës, Bilohorivka, ku Rusia besohet se ka pësuar një nga disfatat e saj më të mëdha të luftës. Atje, mbetjet e djegura të automjeteve të blinduara ruse mbushnin një fushë vetëm disa qindra metra larg vijës së frontit. Ata gjetën tanke ruse të shkatërruara, mitralozë të rëndë me tyta të përdredhura në spirale dhe trupa të djegur të ushtarëve rusë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026