Çfarë kërkon Turqia në Beograd? Si përgjigjet gazetari

2 Shtator 2022 | 09:51

Gazetari Ejup Abylvehab, tha se nëse do hiqen barrierat në Ballkanin Perëndimor do të lehtësoheshin eksportet për Turqinë.

Në një intervistë për Euronews Albania, gazetari tha se Turqia është dakord që i gjithë Ballkani Perëndimor të integrohet në BE dhe të futet në NATO.

“Turqia është e ftuar ashtu si është Hungaria nga ana e Presidentit të Serbisë, pasi për Turqinë ka rëndësi Ballkani.  Një “Open Balkan” me heqje të barrierave mes vendeve të Ballkanit, do të lehtësonte eksportet e Turqisë. Tregu kryesor i Turqisë është në BE. Turqia në aspektin gjeopolitik është në  një linjë dhe në një anë me BE dhe SHBA që kërkon një Ballkan të integruar në BE dhe NATO.  Kjo është arsyeja pse Turqia i jep rëndësi dhe prioritet hapësirës ballkanike.  ”- tha ai.

Ai theksoi se gati 50-% të eksporteve të BE, kalojnë nëpër rrugët e Ballkanit, dhe kjo është një nga arsyet kryesore që Turqia është investuesi kryesor në shtetet e Ballkanit.

Teksa foli për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, gazetari tha se Turqia është një nga vendet e para që e ka njohur shtetin e Kosovës dhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm edhe në aspektin ekonomik dhe në ushtrinë e Kosovës.

“Turqia e përkrah anëtarësimin e Kosovës në NATO. Turqia është e interesuar që të ketë paqe mes Kosovës dhe Serbisë. “- tha ndër të tjera gazetari.

Lexoni gjithashtu:

Turqia e Hungaria do marrin pjesë në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd

Ballkani i Hapur dhe radhët e gjata në kufirin serbo-maqedonas

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026