Çfarë ndodh “Në një dasmë të hatashme”?
“Një dasmë e hatashme” është një komedi brilante, që e sjell në skenën teatrore regjisori Kiço Londo. Prodhim i Teatrit Shëtitës “Çajupi”, shfaqja teatrore po shfaqet për publikun e kryeqytetit në Teatrin Kombëtar Eksperimental.
Vepra e autorit Robin Hawdon ka një tekst mahnitës, kostume fine, aktorë si: Julian Deda, Fatma Haxhialiu, Ermira Hysaj, Marjana Kondi, Denisa Demaj dhe Engjëll Hoxha.
Regjisori Kiço Londo tregon se ajo që e ka ngacmuar më shumë për të sjellë këtë komedi brilante në skenë është linja e dashurisë. Ngjarjet në vepër përshkruhen nga një kaos, nga mungesa e qetësisë, nga zgjedhjet e gabuara, nga çorientimi psiqik dhe fizik i personazheve; dhe vetëm ndërhyrja e fortë e dashurisë bën që situata të kthehet në normalitet. Në këtë komedi regjisori Londo ia ka besuar rolet artistëve të njohur, por edhe emrave që sipas tij janë surprizues për publikun.
Ngjarjet në vepër
Një komedi brilante që është mirëpritur shumë nga publiku, “Një dasmë e hatashme” komedi tipike britanike që përfshin një numër të pafund përplasjesh me shpejtësinë e dritës. Në mëngjesin e dasmës së tij dhëndri zgjohet në suitën e hotelit me një vajzë të panjohur, e cila rezulton të jetë e dashura e re e shokut të ngushtë.
Dhëndri dhe shoku, që është dhe kumbari, duke mos ditur kush është vajza e kalojnë aktin e parë duke u përpjekur të fshehin situatën nga nusja dhe të përdorin shërbyesen e dhomave. Situata bëhet më e ndërlikuar pasi zbulohet identiteti i vajzës dhe i shërbëtores. Shoku i ngushtë, nusja dhe nëna e nuses fillojnë të bashkojnë të gjitha pjesët. Gjithçka funksionon në fund, por jo pa dhimbje.
LEXONI GJITHASHTU:
- Deputetja ekuadoriane ngre alarmin: Mafia shqiptare më ka kërcënuar me vdekje (FOTO)
- Nora Malaj: 60% e mësuesve në Shqipëri janë pa arsimin përkatës
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:08 KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë
- 11:58 Hegseth anulon udhëtimin në Izrael, ndërsa tensionet me Iranin përshkallëzohen
- 11:41 Mijëra persona në Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë
- 11:31 Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
- 11:18 Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
- 11:13 Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë