Çfarë ndodh nëse PS fiton Shkodrën? Ja si përgjigjet Bardh Spahia
Kandidati i koalicionit Bashkë fitojmë për Shkodrën, Bardh Spahia tha në një intervistë për Euronews Albania se fakti që PS, Benet Becin nuk e prezanton si përfaqësuesin e vet në Shkodrës, tregon dështimin e tyre përballë shkodranëve.
Sipas tij, Beci është përfaqësuesi i drejtpërdrejtë i Ramës në Shkodër dhe karta me të cilën kërkon të marrë bastionin e fundit mbi të cilin nuk vendos dot.
“Benet Beci është socialist i vërtetë derisa ka qenë deputet i PS, nuk ka qenë ndonjëherë demokrat. Kjo të bën të kuptosh se si e ndien veten PS në Shkodër, zgjedhin të mos përfaqësohen me siglën e partisë së tyre se e dinë opinioni e qytetarëve ndaj PS. Tentativa për ta kamufluar kandidatin jo si i PS është e dëshpëruar. Beci është karta me të cilën Rama kërkon të marrë Shkodrën, simboli i opozitarizmit. Nuk ka asnjë shans që Rama të marrë Shkodrën, pasi për 10 vjet e kanë degraduar situatën e çdo shkodrani të majtë e të djathtë”, tha Spahia.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Hakmarrje e qeverisë ndaj Shkodrës”, Spahia: 10 herë më pak fonde se Durrësi
- A mund ta fitojë PS Shkodrën? Beci: Programi ynë, plan konkret pune
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona