Çfarë po ndodh me satelitët shqiptarë? Hafizi: Isha kundër, nuk di nëse po punojnë
Astrofizikania Mimoza Hafizi është shprehur se nuk e di se çfarë po ndodh me dy satelitët shqiptarë që janë lëshuar në hapësirë.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo tha se lëshimi i satelitëve vetëm për vendin tonë nuk ishte një nismë e duhur.
Më tej ajo theksoi se nuk është në dijeni nëse satelitët po punojnë apo jo.
“Satelitët nuk hidhen kot. Nuk duhet diskutuar interesi i atij që e hedh por interesi i njerëzve për të eksploruar dhe komunikua. Të gjitha këto duhet të jenë në balancë , në mënyrë që të balancohen interesat ekonomike me të ardhmen e planetit.
Qëkur u diskutua për hedhjen e satelitëve mendova që ishte e tepërt. Nëse ka satelitë që i ndihmojnë gjithë këtyre aktiviteteve në të gjithë botën ishte në rregull, por vetëm për Shqipërinë ishte e tepërt, sepse ne jemi një vend i vogël. Nuk kam asnjë të dhënë nëse këto satelitë punojnë. Do doja shumë që në këtë proces të marrin pjesë dhe studentët sepse ka shumë që janë të aposionuar”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:03 Rama: Dezinformim për Zvërnecin dhe Sazanin, nuk ka privatizim të tokës publike
- 10:15 Akti normativ për buxhetin 2026, Rama: Bonus për pensionistët, fonde për Onkologjikun dhe rritje pagash
- 09:49 Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë
- 09:44 “Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama reagon ndaj lajmeve në rrjetet sociale: Është shpallur monument kulture
- 09:38 Amaneti i Koço Qëndros: Mos mbani homazhe për mua
- 09:29 21 të arrestuarit e protestës te Parlamenti dalin sot për masë sigurie, pritet protestë para Gjykatës