Çfarë presin partitë nga diaspora? Nuri: PD mund të përmbysë rezultatin
Përfaqësues i Partisë Demokratike në KQZ, Franc Nuri ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku tha se votat e diasporës mund të përmbysin rezultatin e zgjedhjeve që do të zhvillohen në 11 maj në Shqipëri.
Ai tha se nëse regjistrimi i emigrantëve për të votuar do të vazhdojë me të njëjtin vend në përfundim të procesit të regjistrimit, do të jenë rreth 200,000 votues. Sipas tij duke qenë se në vitin 2021 të paktën në 6 bashki fituesi u nda me një grusht votash, ka vota të mjaftueshme që rezultati të përmbyset në favor të opozitës.
“Aktualisht janë miratuar 156,200 kërkesa nga 195,000 kërkesa të depozituara. Me këtë trend ne kalojmë 200,000 votues nga diaspora dhe me këto shifra del e tepron për të përmbytur komplet rezultatin e 2021. Mund të përmbysë rezultatin e 2021. Ky votim dhe këto vota do të shpërndahen në 12 qarqe dhe nëse shikojmë, në 2021 të paktën në 6 qarqe, mandate i fundit është ndarë me një grusht votash”,-tha Nuri.
LEXONI GJITHASHTU:
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 11:50 3 të vdekur nga zjarri që përfshiu një apartament në Gjermani
- 11:47 Sipas marrëveshjes tregtare, BE heq tarifat për mallrat industriale amerikane
- 11:39 Vokshi drejtuar Brahos: A keni hetuar për patronazhistët që vëzhgojnë SPAK-un?
- 11:28 Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërime të reja në disa qarqe
- 11:13 Louis J. Crishock emërohet Përfaqësues i Lartë në Detyrë për Bosnjë dhe Hercegovinën
- 10:56 Në Paris prezantohet vizioni i Kosovës për Lojërat Mesdhetare 2030