Çfarë pritet të ndodhë më 9 Maj, ditën e shënuar për rusët?
9 Maji, i njohur si “Dita e Fitores”, për rusët përkujton humbjen e nazistëve në 1945.
Ajo shënohet nga një paradë ushtarake në Moskë dhe liderët rusë tradicionalisht qëndrojnë mbi varrin e Vladimir Leninit në Sheshin e Kuq për ta vëzhguar atë.
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka nisur më 24 shkurt por presidenti Putin shprehet se trupat e tij po kryejnë një “operacion special ushtarak” dhe nuk kanë shpallur luftë.
Zyrtarët dhe analistët perëndimorë mendojnë se më 9 maj gjithçka mund të ndryshojë, për shkak të simbolikës që ka kjo ditë për Rusinë.
Ata pretendojnë se Putini do të dalë me një deklaratë zyrtare që do i hapë rrugë për të vijuar më fuqishëm luftën e tij.
Presidenti rus është i kujdesshëm ndaj datave, duke qenë se dhe pushtimin e Ukrainës e ka nisur një ditë pas Ditës së Mbrojtësit të Atdheut.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, i cili nuk i ka shpallur zyrtarisht luftë Rusisë, vendosi ligjin ushtarak në Ukrainë kur filloi pushtimi rus në fund të shkurtit.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Prajs, tha se ka arsye të ndryshme për të besuar se rusët do bëjnë gjithçka që munden për të përdorur 9 majin për qëllime propagandistike.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 08:51 Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen
- 08:38 Demokratët kritikojnë administratën Trump për financimin e luftës kundër Iranit
- 08:33 Moti i keq në vend, ndërron jetë elektricisti i OSHEE-së në Himarë gjatë punës për rikthimin e energjisë
- 08:30 Gjykata në SHBA anulon vendimin që liroi aktivistin pro-palestinez, Mohsen Mahdawi
- 08:22 Lufta SHBA-Iran në natën e 11-të, SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, teksa Pakistani tenton diplomacinë